Report TV - Moti i keq, përmbytje në Durrës mbi 15 cm ujë në rrugët e qytetit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Shirat që nuk kanë pushuar që prej mbrëmjes së djeshme kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteti bregdetar të Durrësit, i cili gjithmonë ka probleme me përmbytjet.

Një nga lagjet më problematike është ?Lagjja 17? pranë tregut Industrial, në rrugët e së cilës uji ka shkuar deri në 15 centimetra duke vështirësuar kalimin e mjeteve. Gjithashtu probleme ka edhe në ?Lagjen 18? tek Stadiumi, ku situata është më pak problematike.

Shkak për këto përmbytje është bllokimi i kanalizimeve të cilat gjithmonë në kohë me shi përmbytin këto dy lagje të Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form