Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E diela do të jetë një ditë vendimtare në diskutimet që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë po zhvillojnë në Korçë.
Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati foli për mediat në përfundim të ditës së dytë të diskutimeve duke theksuar se është bërë progres edhe pse negociatat janë të vështira.
Bushati: Besoj se duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korcë kemi bërë progres të qenësishëm.
Çështja çame dhe minoritetet mësohet se janë në dosjet e rëndësishme që janë trajtuar në ditën e dytë të negociatave të nivelit të lartë mes Shqipërisë e Greqisë, të kryesuara nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushat dhe Nikos Kotzias.
Bushati: Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete.
Vëmendje ka marrë edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar mes dy vendeve pas raportimeve se kryeministrit Grek kërkon zgjidhje brenda Prillit.
Në ditën e parë të negociatave, në qendër ishin çështjen e pronës së kishës ortodokse. Palët nuk kanë përcjellë asnjë informacion zyrtar mbi diskutimet, por fryma duket pozitive, çka u tregua në mbrëmjen e së shtunës ndërsa delegacionet darkuan bashkë në zonën e pazarit të Korçës
Takimi i dy ministrave u shoqërua edhe më një protestë nga familjarë të Pëllumb Marnikollaj të vdekur në Greqi dhe një grup aktivistësh
Ata kërkuan që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën, dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambientet e policisë greke.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/takimi-bushati-kotzias-e-diela-dite-e-rendesishme-bisedimet