Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkim, bashkëjetëse e bashkëpunim, ishte trinomi i mesazheve në marshimin tradicional të paqes mbajtur në Elbasan në mbështetje të drejtësisë aq shumë të kërkuar ndër shqiptarë. Por ndërsa marshimi bashkoi përfaqësuesit e feve dhe qytetarët, ndau ata politikën.
Marshimi tradicional i Paqes nën sloganin ?Jo krimit, po drejtësisë? bëri bashkë përfaqësuesit e feve dhe qytetarët e Elbasanit por jo politikën.
Aktiviteti i organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Fetar në Elbasan përcolli mesazhe të forta për bashkim pa dallime në mbështetje të drejtësisë aq shumë të diskutuar në Shqipëri.
Krah përfaqësuesve të besimeve dhe të rinjve marshuan edhe deputetët e PS, Taulant Balla dhe Evis Kushi të cilët shprehën keqardhje për mungesën e kolegëve nga radhët e e opozitës.
Bashkim, bashkëjetëse e bashkëpunim, ishte trinomi i thirrjeve të përcjella në marshimin që tashmë është kthyer në një traditë të mirë në qytetin e ELbasanit
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-marshimi-i-paqes-bashkon-perfaqesuesit-e-feve-ndahet-politika