Ilacet per te semuret me kancer

RTV KLAN 2018-05-10

Views 10

Më 13 Janar, mësuesja e gjimnazit të Rrëshenit, Valbona Reçi, e diagnostikuar me kancer të gjirit, i shpreh drejtpërdrejt Kryeministrit, gjatë një dëgjese në Rrëshen në kuadër të bashkëqeverisjes, shqetësimin për ndërprerjen e kurimit në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza? në Tiranë. Kjo, pasi mungonte herceptina, një medikament jetik për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

?Quhem Valbona Reçi. Jam mësuese në gjimnazin Rrëshen. Ka rreth një vit që jam paciente në Spitalin Onkologjik. Jam diagnostikuar me kancer të gjirit. Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptinë. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marr në një afat çdo 21 ditë. Nga fundi i Gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 seanca. Kam bërë vetëm 3. Kur më pyesim mjekët pse nuk marr kurën në ciklin e caktuar, më thonë mua dhe gati 130 të tjerave, ?nuk ka ilaç, është i shtrenjtë, nuk dimë çfarë do të bëhet me ju?.?

Kryeministri Rama: ?Unë këtë situatë, për këtë kurë e kam shumë të qartë, sepse kam marrë disa ankesa. Këtë vit kurimi do të rifillojë. Nga ana tjetër, me planifikimin e ri do të ketë më shumë stabilitet në financimin e këtyre kurave që janë kaq të shtrenjta.?

Në më pak se një javë, Valbona, e shoqëruar nga Kryeministri Rama, i është drejtuar spitalit Onkologjik në QSUT, për të rinisur trajtimin. Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kreut të qeverisë, kurimi rifilloi dje për të gjitha gratë që trajtohen me këtë medikament.

?Për fat të mirë, furnizimi me herceptinë erdhi, që do mbulojë jo vetëm Valbonën, por edhe të gjitha gratë që ishin në pritje,? thotë Dhurata Tarifa, shefe e Shërbimit të Kimioterapisë.

Në vitin 2013, spitali Onkologjik kishte vetëm 800 flakonë herceptinë dhe shumica e grave në nevojë për këtë ilaç refuzoheshin. Nga viti 2013, furnizimi me herceptinë është 5-fishuar dhe qeveria po punon që të garantojë mbulimin 100% të kurimit pa ndërprerje në të ardhmen.

?800 flakonë vinin në vit para 4 vitesh. Tani vijnë 4 mijë. Mirëpo nevoja është për më shumë. Ne duhet të dyfishojmë vetveten sot, edhe pse kemi më shumë se 4-fishuar në raport me atë që gjetëm,? shprehet Kryeministri.

Mjekja onkologe Tarifa shpjegon vështirësitë që kanë hasur nga mungesa e këtij medikamenti, kur në dispozicion kishin vetëm 800 flakonë herceptinë. ?Shumë e vështirë është. E kanë bërë jo të rregullt, ose jo 100%. Janë seleksionuar gratë me risk më të madh.? Ajo shpjegon edhe kostot e trajtimit me herceptinë. ?Një seancë e hercpetinës me doza normale shkonte 2 mijë euro. Bënim 18 të tilla gjatë një viti. Kjo është vetëm për një grua. Janë 140 gra.?



Kryeministri siguron se ndërkohë po punohet për një zgjidhje përfundimtare.

?Kemi diskutuar për këtë me ministren. Së pari, kemi pasur një problem shumë të madh këtë vit, se për herë të pare, edhe për shkak të ndryshimit të qeverisë dhe historirave të vitit të kaluar, nuk u bë lista e barnave të rimbursueshme në kohë. Tani, procesi është vënë në vijë dhe përsa i përket këtij ilaçi, që është shumë i shtrenjtë, tmerrësisht i shtren...

Share This Video


Download

  
Report form