Lehtesirat ne agroturizem - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas ndërtimit, agrotuzimi pritet të jetë sektori i dytë që mund të përfitojë lehtësira fiskale. Me qëllim zhvillimin e investimeve në fshat, Ministria e Bujqësisë ka përcaktuar disa kritere për llojin e projekteve që do të kenë një status të vecantë.
Përfaqësues të ministrisë thonë se këto investime do të marrin mbështetje financiare edhe nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural, por paralelisht po vlerësohet edhe mundësia e përjashtimit nga disa taksa.
Trajtimi preferencial fiskal për disa sektor shoqërohet me debate mes ekonomistëve. Ish ministri i Finacave Arben Malaj është i mendimit se përjashtimet nga taksat janë të dëmshme për ekonominë, por të favorshme vetëm për disa biznese.
Malaj nënvizon se bujqësia duhet të marrë vëmëndjen që i takon por kjo realizohet nëpërmjet një reforme të plotë.
Për herë të parë lehtësirat fiskale në agroturizëm u diskutuan në mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Share This Video


Download

  
Report form