Report TV - Kryemadhi nga Elbasani:Të protestojmë në 27 Janar për rrëzimin Ramës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon takim me strukturat e LSI në qytetin e Elbasanit lidhur me organizimin e protestës së 27 Janarit nga opozita.

Kryemadhi ka thënë se do të protestojnë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës që ka varfëruar shqiptarët duke larguar me qindra të rinj jashtë vendit, LSI do punoj që të ndërtohet Evropa këtu dhe jo të ikin. Më tej Kryemadhi e ka përshëndetur Ramën për gjetjen e ilaçit të mësueses nga Rrësheni.

Fjala e plotë:

Detyra jonë është të jemi përfaqësues dinjitoz, ta meritojmë votën tuaj, treguat që Elbasani nuk shitet as blihet. Ju jeni ata heronj që na e mbushni zemrën me përgjegjësi. Në takimin me strukturat e Elbasanit. Ne duam të zgjojmë nga gjumi shqiptarët që i ka zënë gjumi përball qeverisë së Edi Ramës.

27 Janari do jetë një protestë paqësore për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë Rama që ka varfëruar shqiptarët. Në Elbasani janë larguar për një jetë më të mirë por ne si LSI duam ta ndërtojmë Evropën këtu dhe jo të na largohen të rinjtë. Ne do të protestojmë për naftëtarët që Edi Rama i gënjeu në dhjetor, ne do të protestojmë për minatorët që janë braktisur nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS