?Nga sytë e kllounit? kështu titullohet shfaqja që ka si qëllim jo vetëm fëmijët, por dhe publikun e rritur.
Me ide dhe regji nga Alketa Haxhiu shfaqja ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim sjell në vëmendje se dhuna në shoqëri nuk sjell asgjë të mirë.
Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët por edhe personazh tragjikomik i cili edhe pse vuan duhet të bëjë të tjerët për të qeshur.
?Kllouni është personazh tragjikomik, ai vuan dhe ndërkohë duhet të bëjë për të qeshur të tjerët. Në 10:30 mund të vijnë të presin biletat dhe më pas të shikojnë shfaqjen. Fëmijët për tu kënaqur do shikojnë shfaqjen ?Me sytë e kllounit? dhe do të kënaqen. Kllouni përmbledh personazhet dhe jetët tona i bën bashkë për të thënë nga dhuna asgjë nuk vjen, vetëm persona më të ligë për shoqërinë, ky është mesazhi i shfaqjes? tha regjisorja.