Report TV - Naftëtarët në protestë/Ja momenti ku protestuesit përplasen me forcat policore

Report TV 2018-05-10

Views 0

Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Report Tv mësoi se punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë. Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992. Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, teksa i kanë kujtuar Ramës se ndodhet në atë kolltuk me votat, djersën dhe gjakun e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS