Të korruptuar, të paaftë dhe arrogante e cilësuan mazhorancën analistët Afrim Krasniqi dhe Alfred Lela.
Në studion e lajmeve të Ora News ata komentuan aktualitetin politik teksa u shprehën skeptikë se protesta e opozitës do të sjellë ndryshime.
Krasniqi: Mendoj që së pari është fryma që qytetarët shqiptarë të ngrihen mëngjes, drekë, darkë në protestë kundër klasës politike sepse është shumë e korruptuar, krejtësisht e paaftë, konsensuale dhe pengesë për të gjitha gjërat që u premtohen qytetarët. Në momentin konkret kemi aksion politik. Opozita ka marrë një aksion poloitik që nuk e shosh me shqetësim për sa kohë vazhdon jetën parlamentare.
Lela: Nuk është protesta e opozitës shqetësimi, shqetësimi është pse nuk është protestuar më shumë dhe më herët dhe pse nuk është protestuar vazhdimisht. 27 janari më duket si një datë e zhvendosur shumë para në kohë.
Analistët iu rikthyen edhe reformës në drejtësi. Për politologun Afrim Krasniqi opozita ka përdorur strategji të gabuar jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme.
Lela nënvizoi se Kuvendi po përdor kompetencat e gjyqësorit.
Krasniqi: Nuk është problemi që moxhoranca ka qënë pro reformës në drejtësi, maxhoranca ka luajtuar me ato deklarata ndërkombëtare dhe ka përfitur nga situata dhe tani i duhen qëllimet e veta por dhe mos të dalë si fajtore për reformën në drejtësi, ndërkohë që ligjërimi i opozitës ka qënë i gabuar, strategjia e opozitës ka qënë e gabuar. Edhe në rastin e prokurorit të përgjithshëm. Nëse opozita do kishte pasur një lloj aftësie për të kuptuar çfarë po ndodh dhe për të lexuar mirë ato vonesat kushtetuese do të ishte që menjëherë të ishte drejtuar gjykatës Kushtetuese. Nuk e ka bërë këtë gjë.
Lela: Zonja Marku jeton institucionalisht deri në muajin Mars, Prill apo katër apo pesë vjet por do të jetë në aksin Ruçi-Rama do lëvizë edhe gjykata.
Të dy analistët thanë se letra e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, adresuar Ambasadorëve nuk është zgjidhje.
Sipas tyre, vullneti i mirë do të mjaftonte për zgjidhjen e problemeve.