Në kuadër të vitit të Skëndërbeu" />
Në kuadër të vitit të Skëndërbeu"/>

"Ju flet Moska”: Dhjetë gënjeshtrat që thuhen për Skënderbeun

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të vitit të Skëndërbeut, emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj solli mbrëmjen e sotme 10 gënjeshtra që thuhen për Heroin tonë Kombëtar.

Myftaraj: Ka 10 gënjeshtra të mëdha që thuhen për Skëndërbeun. Gënjeshtra e parë është se Skëndërbeu nuk ka qenë shqiptar dhe këtu thuhet se ka qenë serb, bullgar, grek. Gënjeshtra se Skëndërbeu ka qe sllav mbështetet në ato që quhen aktet e Ilanderit, janë dy dokumenta të një manastiri serb në Greqinë e sotme ku thuhet se babai i Skëndërbeut ka bërë një dhuratë për këtë manastir në emër të djemve të vet dhe meqë ky ishte një manastir serb nënkuptohej se Skëndërbeu i përkiste ritit serb.Por dokumentat merren me rezervë dhe dyshim gjithmonë, mund të jenë sajuar që personi sipas metodologjisë historike të veprojë në përputhje me këto.

Nëse Skëndërbeu do të kishte qenë serb dhe bullgar atëherë Skëndërbeu nuk do të kishte luftuar kundër turqve. Në kohën kur jetonte Skëndërbeu, Serbia dhe Bullgaria ishin në paqe me Turqinë, madje ishin vasalë të Turqisë.Në kohën e Skëndërbeut kisha serbe dhe kisha bullgare duke ndjekur politikën e nënshtrimit ndaj Turqisë të sundimtarëve të këtyre vendeve i bëri thirrje popullit të mos luftonte ndaj turqve, ndaj osmanëve. Por nuk mund të realizohej në atë kohë luftë duke pasur kishën kundër, pa mbëshetjen e kishës. Skëndërbeu serb dhe bullgar nuk do të kishte luftuar.

Skëndërbeu grek do ti ishte përgjigjur thirrjes së kishës greke, patriarkanes dhe perandorit të Bizantit për ti ardhur në ndihmë Kostandinopulit kur u rrethua në 1453.Grek do të thoshte bizantin në atë kohë dhe e kundërta. E vetmja herë që Skëndërbeu i ka shkuar në ndihmë një vendi të huaj, një mbreti të huaj ka qenë në 1463 kur i shkoi në ndihmë Ferdinantit të Napolit në Itali, një mbreti katolik.Nëse Skëndërbeu do të kishte qenë bullgar, grek, serb, kishat e këtyre vendeve do ta kishin bërë shenjtor, se këto bëjnë shumë shenjtor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-dhjete-genjeshtrat-qe-thuhen-skendebeun

Share This Video


Download

  
Report form