Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vitin 2008 brenda ambjenteve të spitalit të Kavajës u ndërtua edhe materniteti i cili u pajis me të gjitha aparaturat bashkëkohore. Gjashtë vjet më vonë, drejtuesit e këtij materniteti dhanë lajmin e mirë se këtu nuk do të kryheshin vetëm lindje normale por edhe lindje me operacion.
Por në redaksinë e emisionit BOOM kanë mbërritur disa telefonata ku nënat e reja shprehen se në maternitetin e Kavajës mund të bëhen vetëm lindje natyrale, sepse salla e operacionit është jashtë funksionit.
Gazetarët e BOOM u nisën drejt Kavajës ku konfirmuan shqetësimin e ngritur nga qytetarët. BOOM pyeti mjekun Obseter Gjinekolog në Kavajë se përse nuk është në funksion salla e operacionit, ndonëse si staf ka 4 mjekë obsetër, 1 kirurg dhe 1 reanimator.
Mjeku sqaron se për funksionimin e sallës duhet të jenë 2 mjekë reanimator dhe ky maternitet ka vetëm 1, pasi tjetri është punësuar në Gjermani.
Sipas mjekut drejt ketij materniteti shkojnë edhe gra nga Peqini, Lushnja dhe Rrogozhina. Në këto kushte kur nuk e marrin shërbimin në Kavajë, duhet të nisen drejt Tiranës.
Pra vetëm për mungesën e një mjeku reanimator janë qindra gra nga Kavaja, Rrogozhina Peqini dhe Lushnja që i drejtohen Tiranës për lindje me operacion.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-materniteti-i-kavajes-ngrin-nderhyrjet-kirurgjikale