Ligji pėr arrestimin e deputetėve Vasili në Report Tv: Ps frikė nga vetingu

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në ?45 minuta?, ka folur për sa i përket ndryshimit të kodit të procedurës penale, i cili ka të bëjë me ligjin për arrestimin e deputetëve. Në studion e ?45 minuta?, Vasili është shprehur se shumica do të pengojë drejtësinë.
?Qartësia është shumë e kthjellët. Kemi pasur një rast shumë të freskët tani që ishte ai i Tahirit, i cili ishte një qëndrim i motivuar politikisht. Për të legjitimuar vendimin që mbajtën për Tahirin, PS krijoi një precedent që nuk ishte më para në Shqipëri. Për herë të parë u ndal Prokuroria, qeveria i bëri bllok?, u shpreh Vasili.

I pyetur nëse LSI do t?u jepte dakordësinë mazhorancës për të ndryshuar ligjin për arrestimin e deputetëve Vasili është shprehur se kjo gjë nuk mund të ndodh.

?Nuk mund të japim dakordësi për një gjë të atillë. Më herët ne kemi kërkuar që asnjë deputet të mos ketë imunitet dhe të jetë i hapur për tu hetuar nga prokuroria. Të hiqet 100 % për ne, këta e duan barrierë betoni?, është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të LSI, duke shtuar se Partia Socialiste ka frikë nga Vetingu.

Share This Video


Download

  
Report form