MD, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kreun e Gjykatës Shkodër

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbëritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi. Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Share This Video


Download

  
Report form