Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
UEFA pak ditë më parë e vendosi Arenën Kombëtare mes stadiumeve kandidate për të mirëpritur Superkupën e Europës në vitin 2020. Një vlerësim për tu evidentuar në drejtim të impiantit modern i cili pritet të përurohet në fund të tetorit. |
Shefi i sektorit te marrëdhënieve institucionale dhe projekteve në Federatën Shqiptare të Futbollit , Kejdi Tomorri shprehet se përfshirja e "Arenës Kombëtare" mes stadiumeve pretendent është një hap pozitiv përpara.
"Patjetër që është shumë pozitive për vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit e ka një nga prioritetet e veta organzimin e një Superkupe Europiane në Shqipëri. Duke qënë që dhe impianti që po ndërtohet është goxha modern, mund të themi që është një nga më të mirët në rajon dhe për më tepër t'i ofrojmë mundësinë sportdashëve shqiptarë që të shikojnë live dhe nga afër dy nga ekipet më të mira në Europë, që është fituesi i Europa League dhe Champions League"
Por cilat janë shanset që Uefa të përzgjedhë pikërisht stadiumin tonë kombëtar?! Tomorri shfaqet optimist duke deklaruar se heren e fundit ky impiant u penalizua pasi ishte në fazat e para të ndërtimit, ndërsa kësaj rradhe mundësitë janë të mëdha që Superkupa e Europës në vitin 2020 të zhvillohet pikërisht në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tomorri-superkupa-e-europes-ka-mundesi-reale-te-luhet-ne-shqiperi