Pritshmëritë nga negociatat e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat e Korçës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, vlerësohen si vijim i përpjekjeve për të zgjidhur çështjet e nxehta të mbartura nga e kaluara. Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo beson se nga takimi i fundjavës mund të ketë rezultat pozitiv të paktën për dy pika, zgjidhja e varrezave greke në Shqipëri dhe Ligji i Luftës që Greqia mban në fuqi.



Diplomati Fatos Tarifa i shikon negociatat të vështira: pala shqiptare sipas tij, duhet të këmbëngulë në mbrojtjen e interesave kombëtare.



Përcaktimi i kufirit detar dhe zgjidhja e çështjes çame, sipas Paskal Milos dhe Fatos Tarifës janë pikat me të nxehta të negociatave.



Negociatat e Korçës, për Milon e Tarifën, do të rimarrin tema të cilat edhe pse prej kohësh janë në ngërç për tu zgjidhur, diplomacisë e dy vendeve kanë vullnetin për të gjetur një emërues të përbashkët, ndonëse do duhet të marrin kohë.

Share This Video


Download

  
Report form