Event përmbyllës për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut
?2018 të jetë një vit reflektimi dhe bashkëpunimi të forcave politike në rrugën drejt Bashkimit Europian?. Ka qenë ky mesazhi që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u dha forcave politike në vend në ceremoninë përmbyllëse të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga kreu i shtetit, ishin edhe 150 arbëreshët, për të cilët Presidenti i Republikës garantoi se falë bashkëpunimit me homologun e tij italian do të ketë një sërë aktivitetesh në Shqipëri dhe Itali.
Tv Klan