Paralajmėrimi i Finos: Sė shpejti gjėra qė nuk i keni dėgjuar mė parė

Report TV 2018-05-10

Views 0

Bashkim Fino ka paralajmëruar 12 drejtuesit e shoqatave që të mos tentojnë që të jenë pjesë e Asamblesë së FSHF në 7 shkurt në Durrës në zgjedhjet për Presidentin e ri të qeverisë së futbollit shqiptar. Ai deklaroi se ekipi i Flamurtarit i ka kërkuar FSHF-së informacion për këto shoqata dhe pezullimin, ndërsa ka paralajmëruar skandale të tjera në ditët në vijim.

Fino ka lëshuar akuza në drejtim të Dukës edhe për rendin e ditës në Asamble, ku është parashikuar që të flasë presidenti në detyrë. Për deputetin socialist, ai është kandidat dhe jo president dhe nëse ai do të flasë, atëherë duhet të flasë edhe kandidati tjetër.
?Mua më vjen keq, një skandal kaq i madh, FSHF duhet të kërkonte falje dhe të tërhiqej. Këto shoqata janë kriminale, duhet të mos jenë në listë. FSHF e rëndoi këtë skandal, ngatërroi zyrat rajonale me shoqatat rajonale. Që 12 shoqatat janë fantazmë është zyrtare nga gjykata që nuk janë regjistruar.

Share This Video


Download

  
Report form