Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit është i ftuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në REPORT TV. Deputeti socialist shpalos platformën për drejtimin e FSHF në 4 vitet e ardhshme nëse do të votëbesohet në datë 7 shkurt. Përballë Finos në garë është edhe kreu aktual i FSHF, Duka që kërkon mandatin e 5.
Intervista në REPORT TV:
UEFA ka deklaruar se nuk do të lejojë ndërhyrjet politike në zgjedhje?
E dëgjova, e përshëndes, është e drejtë dhe e saktë. Drejtori i komunikimit në UEFA komunikomi dhe legjitimoi të dy kandidaturat, që do të thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe kushdo mund të kandidojë. FSHF është OJF dhe nuk të ndalon me ligj për të kandiduar. Është e drejta ime për të kandiduar. Kandidimi ka të bëjë me të mirën e futbollit, për të mbushur stadiumet. Më lejoni të them që statusi i UEFA-s thotë neutralitet dhe jo diskriminim. FSHF është asnjanëse.