Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kremtim të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Pallatin e Brigadave është organizuar një ekspozitë e veçantë në nder të heroit kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij me një mesazh të Atit të Shenjtë të dhënë për shqiptarët
Edi Rama: "Falenderoj Atin e Shenjtë për fjalët më të cilat na përshkruan si tokë dhe si komb: Nuk mund të mos ndjejmë një krenari të përligjur për të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e këtij vendi.?
Edhe pse në një situatë tensioni politik, në ceremoni ka marrë pjesë dhe presidenti Ilir Meta, përfaqësues të komuniteteve fetare por dhe figura të tjera të artit e politikës shqiptare. Teksa Rama e ka vënë theksin në rolin e Skënderbeut në emancipimin dhe evropianizimin e shqiptarëve
Edi Rama: "Gjergj Kastroti tejçonte një fuqi karizmatike që imponoi të gjitha shqisat. Oratori i dukeshës së Mantovës në Romës ngutet tek e sheh për herë të parë në dhjetorin e 1466 ngutet të raportojë jo fjalët por imazhin që iu gdhend në kujtesë. Një burrë i motçëm, jo i kapërdisur me një dinjitet të sigurtë që kurrëfarë gjëje nuk i detyrohej pozave solemne apo veshjeve të çmuara.?
Për Ramën një vlerë të madhe kanë arbëreshët
Edi Rama: ?Që gjendemi sot të gjithë këtu së bashku dhe ku 150 arbëreshë të cilët në çdo rajon të Italisë ku jetojn trungu më i motçëm i diasporës sonë kanë ardhur në tokën mëmë për të ndëruar figurën që gazmoi mbijetesën dhe krenarinë e tyre shekullore si arbërorë.?
Pjesëmarresit janë njohur nga afër nga fakte, portrete dhe dorëshkrime mbi heroin shqiptar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viti-i-skenderbeut-ekspozite-ne-nder-te-heroit-kombetar