Ora News - Jazexhi: Ata që shkatërruan flamurin turk në Mirditë kryen akt ekstremizmi

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "360Gradë" në Ora News thotë se banorët e Mirditës që shkatërruan simbolin e flamurit turk kryen një akt ekstremizmi.

Jazexhi: Në Mirditë këta persona që bënë sulmin kundër flamurit turk kryen një akt ekstremizmi kundër një simboli të huaj që në këtë rast ishte flamuri turk. Ata duhet t'i përgjigjeshin ligjit.

Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kemi edhe dy vite më herët në 2015, që të njëjtët personazhe sulmuan Kalanë e Lezhës, ku ministrja Mirela Kumbaro vendosi pllakatën e Sulltan Sulejmanit. Ata vandalizuan kalanë, thoshin këtu nuk jemi Turqi dhe si përfundim Ministria e Kulturës u detyrua të tërhiqej. Shteti duhet të përballet me këta persona që kryejnë dhunë të organizuar. Nëse myslimanët shqiptarë do të shkonin në një objekt amerikanë dhe do ta sulmonin, kjo do të quhej terrorizëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zheji-sonte-ne-360grade-eshte-akoma-sot-feja-e-shqiptarit-shqiptaria

Share This Video


Download

  
Report form