Stop - Durrës, e reja gjymtohet nga lindja, prokuroria zvarrit hetimin! (16 janar 2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-96-sezoni-3/

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin ?Stop? përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e Durrësit. Edhe pse çdo gjë ishte normale, në momentin e lindjes gruaja pësoi çarje në murin ndarës mes vaginës dhe anusit, për shkak të presionit të ushtruar nga gjinekologia Diana Shahini.

Megjithë ndërhyrjet në spitale private, këtu dhe në Itali, e reja nuk mundi të kthehej në gjendjen e mëparshme.

Në këto kushte iu drejtua anës ligjore dhe bëri denoncim, por kalvari i drejtësisë gjithashtu nuk ka marrë fund. Prokuroria ndërroi prokurore dhe dosja nga Alma Felaj i kaloi Rabiana Halilit dhe hetimi i kaloi disa herë afatet 3-mujore.

Po kështu mjekësia ligjore hartoi një raport të amullt, jo në dy javë, por në tre muaj.

Mjeku gjinekolog, Arjan Alikaj shpjegon rastin fatkeq të 25-vjeçares dhe tregon sesi e ka zgjidhur Europa çështjen e gabimeve apo aksidenteve në mjekim.

?Më 30 Mars të vitit 2016 kam bërë një lindje natyrale në spitalin e Durrësit. Jam paraqitur rreth orës 17:00. Mjekja që kam gjetur, që ishte roje, ishte Diana Shahini. Kjo ishte lindja e dytë dhe nuk kam patur asnjë lloj komplikacioni, që vërtetohet se të gjitha vizitat i kam bërë te spitali i Durrësit. U bë vizita, më dërguan te dhoma e lindjes, që ishte personale. Vjen momenti i lindjes rreth orës 21:00, ulem te krevati për të lindur. Në atë moment ka qenë një mami që priste lindjen, dy pastruese që më mbanin te këmbët dhe doktoreshën që më rrinte te koka. Në kontraksionin e dytë doktoresha më vendos brrylin te brinjët dhe në këtë moment del fëmija. As mamia nuk e priste që të dilte fëmia aq shpejt dhe më ka thënë që fëmija për pak do t?i binte në tokë e do të përfundonte në burg. Bënë qepjen, i largon familjarët e mi, duke i thënë se nuk lejohet dhe fillon të qepë për së dyti. Kam ndenjur në sallën e lindjes deri në mëngjesin e ditës tjetër dhe ajo nuk ma shpjegoi motivin. Pas 5 ? 6 ditësh ndjej që kisha nevojë të defekoja, por më dukej sikur nuk shkonte diçka siç duhet. Feçet arrinin të dilnin nga vagina sepse ishin bashkuar të dyja, ishin bërë një, nuk kishte më ndarje mes tyre?.

Arjan Alikaj, mjek gjinekolog, shrehet se laceracioni parineal është një ndër komplikacionet që mund të ndodhin gjatë lindjes natyrale, duke numëruar tre stade të këtij dëmtimi në mes të zorrës së trashë dhe vaginës.

?Kam bërë ndërhyrje në spitalin privat Salus, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5 mijë euro. Ka qenë ndërhyrje rikonstruksion i septumit rekto-vaginal, domethënë është bërë ajo ndarja mes këtyre dy organeve të ndryshme. Është përdorur një protezë, kam bërë fizioterapi, kam bërë vizita të vazhdueshme. Ndjekjen me këto mjekë që më kanë operuar, duke qenë se ishin italianë, unë pastaj e kam vazhduar jashtë shtetit sepse nuk erdhën më këto mjekë dhe ja...

Share This Video


Download

  
Report form