Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" thotë se Rruga Nish-Prishtinë-Durrës do të na kushtojë edhe 1 miliard euro.
Myftaraj: Kështu duket se qenka e thënë se duhet të përsëritet dhe historia e rrugës së famshme Durrës-Kukës, e quajtur rruga e Kombit, e cila është vërtetë një bosht me rëndësi të madhe kombëtare për lidhjen e Shqipërisë me Kosovën. Me këtë rrugë është lidhur edhe historia e famshme e ndërtimit të saj për të cilën u tha nga Prokuroria se ishte abuzuar nga qeveria e kaluar e zotit Berisha me masën 230 milionë euro, ku Ministri i Transportit në kohën që u nënshkrua kontrata ishte lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Dihet si shkoi kjo histori, u mbyll çështja për arsye proceduriale pa u gjykuar në themel. Opozita vazhdon ia përmend, e ka në dy-tre çështjet më të rëndësishme. Dmth, opozita e kohës kur ndodhi ngjarja dhe qeveria e sotme e kanë retorikën e vet në 2-3 çështje më të rëndësishme që i përmend opozitës së sotme, ku është fjala për korrupsione, për shpërdorime të parave të publikut. Por, historia përsëritet dy herë.
Qeveria e z.Berisha mori një vendim për ta ndërtuar këtë rrugë përtej kostos së saj duke shpërdoruar, duke vjedhur po ta themi 230 milionë euro. Tani kur bëhet fjalë për paratë e popullit, nuk ka rëndësi nëse i shkojnë atij që e ndërton si shpërblim që të bëjë favore politike diku tjetër, e kam fjalën këtu për kompanitë e mëdha ndërkombëtare që i kanë këto mundësi. Rëndësi ka që paratë e shqiptarëve, paratë e dala nga taksat tona, nga ato që duhet të ishin të ardhura publike të përdorura për punë publike në Shqipëri shpërdorohen. Tani po zhvillohet akti i dytë i kësaj drame dhe duke qenë se ai që ne e quajmë boshti Durrës-Kukës apo rruga e Kombit është dhe rruga e natyrshme e lidhjes së bregdetit Adriatik me Ballkanin Qendror. Pra rruga e natyrshme e lidhjes së Serbisë me detin Adriatik ku më i favorshëm dhe më i mundshëm është një dalje në portet e Shqipërisë, në Shëngjin, në Durrës, atëherë Serbia vendos ta shfrytëzojë ndërtimin e kësaj rruge që është bërë me shumë mund, me shumë shpenzime nga Shqipëria e Kosova, ku në të dy palët bënë rreth 1 miliard euro dhe vendos që të ndërtojë. Këtu shikoni segmentin që niset nga Nishi në Serbi dhe më lart nga Beogradi dhe duke u lidhur me rrugën e Kombit, pra me autostradën e re në Kosovë e Shqipëri dhe del në Durrës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-rruga-nish-prishtine-durres-na-kushton-edhe-1-mld-euro