Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në 27-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria u shpreh se Enver Hoxha i dënoi me harresë, ndërsa politika aktuale me tradhti. Idrizi, që nuk është këtë legjislaturë në Parlament lëshoi akuza edhe për marrëveshjen që pritet të arrihen mes Shqipërisë dhe Greqisë pas negociatave mes ministrave të Jashtëm Bushati-Kotzias.
?Ne duhet dhe mund ta gjejmë udhën tonë. Enver Hoxha i dënoi me harresë çamët, të tjerët e dënuan me tradhti. Flisnin në tribuna për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur cështjen çame.
Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesë, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit? deklaroi ai.