Ora News - Lezhë, sheshi “Gjegj Kastrioti” mbyllet për makinat, kthehet në parkim me pagesë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sheshi "Gjergj Kastrioti" në qytetin e Lezhës është mbyllur për mjetet dhe po përgatitet për tu shndërruar në një parkim me pagesë.

Bashkia ka nisur procedurat për dhënien me koncension të parkimit, mbi bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak të Lezhës

Fran Frrokaj: ?Këtu është një vend peligrinazhi ku vijnë turistët, vizitorët dhe nuk është korrekte që ti thuash një autobuzi me 50 turistë që nuk më lejon makina e kryetarit për të hyrë në shesh.?

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj u shpreh se mbyllja e sheshit ishte e domosdoshme për shkak të kaosit të automjeteve që u krijonte çdo ditë në këtë zonë.

Fran Frrokaj: ?Procedura e kalimit të menaxhimit të sheshit do të tenderohet, pra do të jetë një shërbim me një partneritet publik privat dhe do hapet parkimi me pagesë që nga Kryetari i Bashkisë.?

Vetëm 20 minuta parkim do të jenë falas, ndërsa mbi këtë minutazh do të kushtojë 50 lekë ora për periudhën nga ora 7:30 deri në 16:30.

Për rikonstruksionin e sheshit kryesor të qytetit të Lezhës qeveria shqiptare investoi mijëra euro dhe hapja e tij për automjtet u konsiderua një veprim i gabuar pasi kjo zonë ishte konceptuar si pedonale për qytetarët dhe vizitorët.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/lezhe-sheshi-gjegj-kastrioti-mbyllet-makinat-kthehet-ne-parkim-me-pagese

Share This Video


Download

  
Report form