Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fjalën e mbajtur në nisje të seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se deputetët ktheheshin pas një muaji në vendin e krimit atë që ai quan kapjen e prokurorisë së përgjithshme nga kryeministri Rama.
Basha: Kthehemi pas një muaji në vendin e krimit. Këtu në këtë sallë, më 18 dhjetor mazhorancva e kapur nga krimit dhe e zhytur në krim e kthyer në ndihmës të trafikantëve të drogës që mëshirohet qartë nga Saimir Tahiri, kreu krimin kushtetues dhe kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor u shembën kolonat ekzistenciale të demokracisë, ndarja e pushteteve.
Njeriu që ka uzurpuar kreun e ekzekutivit, njeriu që drejton me grusht të hekurt teatrin e kukullave të grupit të tij parlamentar të dalë nga vota e blerë e 28 qershorin, drejton sot edhe prokurorinë e vendit.
Ky krim kushtetues u paralajmërua nga Partia Demokratike sepse rruga që kryeministri ka nisur të çon drejt një fundit të njohur dhe të paralajmëruar për homologët e tij kudo në botë, rruga e aleancës me krimin për të marrë dhe mbrojtur pushtetin, rruga e paprekshmërisë së deputetëve dhe e vetmja mënyrë për të garantuar këtë pushtet, e vetmja mënyrë për të garantuar paprekshmërinë e kriminelëve është kapja e institucioneve.
Autokracitë nuk kanë rrugët tjetër, autokracitë e lidhura me krimin aq më pak, e vetmja rrugë është ekstra-kushtetuese.
Kapja e shtetit është forma më e avancuar dhe e fundit e autokracive kriminale para se të shkatërrohen nga zullumet e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhja-e-kryeprokurores-basha-rama-sot-edhe-kryeprokuror