Ora News - Greqi, u kapën me 90 kg kanabis, 3 shqiptarë në pranga

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis, pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë, dy meshkuj dhe një femër.

Gjithçka ka nisur mbrëmjen e të shtunës, kur pas kontrollit në banesën e gruas 27 vjeçare, policia gjeti dhe sekuestroi 8,7 kg kanabis, një pistoletë me silencator, një peshore precizioni dhe shënime mbi trafikun e drogës.

Pas investigimeve, policia arriti të dielën të gjente dhe arrestonte dy shtetasit e tjerë shqiptarë, njeri prej të cilëve, me moshë 30 vjeç, ishte kreu i grupit kriminal.

Në një banesë që grupi e përdorte për magazinimin e drogës, u gjetën 83,2 kg kanabis, e ambalazhuar në 82 paketa. Një sasi prej 200 gramë kanabis e tipit çokollatë, 2 peshore precizioni elektronike, 2.860 euro dhe 6.000 lekë, që policia thotë se ishin produkt i trafikut të lëndëve narkotike.

Tre të arrestuarit do të dalin sot para prokurorit, i cili pritet t?u komunikojë masën e mbajtjes në paraburgim.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/greqi-u-kapen-me-90-kg-kanabis-3-shqiptare-ne-pranga

Share This Video


Download

  
Report form