Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Naftëtarët e rafinerive të ARMO-s në Fier e Ballsh paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat dhe do të marshojnë përsëri në këmbë drejt Tiranës për të kërkuar zgjidhje shqetësimet që parashtrojnë prej kohësh. Të mbledhur para prefekturës Fier ata kërkuan rinisjen e punës dhe pagat e prapambetura.
Dhe në rast se nuk marrin përgjigje deri të martën, naftëtarët e uzinave të ARMO-s në Fier e Ballsh paralajmërojnë se do të nisin sërish marshimin drejt Tiranës për ti parashtruar këto kërkesa para ministrisë së linjës
Uzinat e përpunimit të naftës e kanë ndaluar punën rreth tre muaj më parë fillimisht për remont, e më pas firma IRTC që i kishte marrë në përdorim u raportua se u tërhoq.
Përballë kësaj situate pasigurie për të ardhmen dhe shpërblimin për punën që kanë bërë.
Pas një vale protestash dhe mashimit në këmbë deri në Tiranë, 1200 naftëtarët morën pagën e nëntorit, por tashmë kërkojnë nisjen e punës në uzina.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/naftetaret-serish-ne-proteste-neser-nisen-drejt-tiranes