Basha: Sundimi i Rames ka marre fund

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

27 Janari për Lulzim Bashën nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga opozita, por një goditje që ai thotë se shqiptarët do t?i japin pakicës që qeveris me krimin. Nga Vora ku vijoi turin e takimeve Basha u shpreh se vetëm një qeveri antimafia do të përfundojë reformën zgjedhore dhe do të çlirojë drejtësinë nga krimi.

?Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.?

Sipas kreut të demokratëve një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve, por vetëm pasurimin e kryeministrit.

?200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit.?

Për kreun e demokratëve prioritet i një qverie të dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme duhet të ishte amnistia për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura dhe anulimi I koncensioneve korruptive.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form