Ekipi i parë i mjekëve specialistë nga Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë kanë mbërritur në spitalin e Dibrës në kuadër të zbatimit të nismës për patronazhimin e spitaleve në rrethe. Në spitalin e Dibrës ka mungesa të stafit mjekësor kirurg, reanimatorë, obstetër gjinekolog dhe mjekë infeksionistë.
Mirela Hasanaj, zv/drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? tregon se si do të zhvillohet ky patronazhim.
?Bashkë me mjekët specialistë, Prof. Doktor Edmond Çelikun, kirurg, Prof. Doktor Ilir Ohri, reanimator-anestezist dhe doktor Dhimitër Kraja, infeksionist, jemi në Dibër, ku mbaruam pjesën e vëzhgimit të problemeve, të cilat ne do t?i përcjellim për zgjidhje?.
Pjesa e medikamenteve dhe aparaturave në këtë spital , sipas Hasanaj, është në funksion të plotë, por nuk ka burime njerëzore.