Qytetari nga Rresheni Ramës: Do bëjmë një foto bashkë, mustaqet mi hoqi vettingu jo gruaja

Report TV 2018-05-10

Views 1

RRESHEN - Kryeministri Edi Rama s'ka kursyer batutat me qytetarët e Rrëshenit, gjatë prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes.

Rama tha se platforma u ka thënë zgjidhje rreth 1400 personave për probleme të ndryshme, ndërsa theksoi se 35 punonjës të administratës janë shkarkuar në 100 ditë për abuzim me detyrën dhe moszgjidhje të çështjeve të qytetarëve.

Në një moment Rama është pyetur gjatë nga një banor i zonës, por Rama ia preu shkurt kur i tha se kur kishte pasur mjekrën e gjatë fliste më pak...Qytetari iu përgjigj se ia kishte prerë Vettingu, por kryeministri e kishte përgjigjen gati: T'i ka hequr gruaja, jo Lu-ja (duke iu referuar ambasadorit amerikan Donald Lu).

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS