Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej muajsh, Policia Kufitare e Kukësit dhe ajo e Prizrenit kanë bashkuar forcat për të goditur veprimtaritë e paligjshme. Nexhmi Krasniqi, Drejtori Policisë Rajonale të Prizrenit, bën të ditur për Ora News se si rezultat i këtij bashkëpunimi në zonën kufitare midis dy vendeve janë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale.
Bashkëpunimi i Policisë së Kukësit dhe Prizrenit ka dhënë fryte të suksesshme, duke parandaluar shumë ngjarje kriminale e duke vënë në pranga shtetasit që janë konstatuar në shkelje të ligjit.
Nexhmi Krasniqi, Drejtori Policisë Rajonale të Prizrenit, bën të ditur për Ora News se si rezultat i këtij bashkëpunimi në zonën kufitare midis dy vendeve janë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale.
Krasniqi: Në krahasim me vitet e kaluara ka pasur një rënie sidomos në çështjen e kontrabandimeve të kafshëve, të cigareve, të drogës. Janë goditur shumë grupe kriminale.
Bashkëpunimi mes dy policive kufitare ka në foskus së së saj jo vetëm uljen e nivelit të aktiviteteve ilegale por eshë shkëmbimin e eksperiencave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkepunimi-i-policive-te-kukesit-dhe-prizrenit-ka-reduktuar-aktivitet-ilegale