Ora News - Rama në ceremoninë e 105 vjetorit të Policisë me çizme ushtarake

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vitin 2017 Shqipëria doli nga harta e kultivimit të kanabisit ndërsa largimi i policëve të korruptuar nga radhët e Policisë së Shtetit do të jetë baza e mandatit të dytë të qeverisjes. Kjo është deklaruar nga kryeministri Edi Rama në Lezhë gjatë ceremonisë 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.

Në ceremoni kryeministri është paraqitur me një veshje ndryshe, duke preferuar këtë herë çizme të një modeli ushtarak. Rama tha se në katër vite qeveria reformoi policinë, ndërsa pranoi se në radhët e saj ka pasur edhe të korruptuar e të lidhur me krimin.

Rama: Në vitin 2017, Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Në vitin 2017, Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, të thellë, e cila pati të gjitha ato infeksione që ne njohim. Sot, në 2018-ën, Shqipëria nuk ka as Lazarat, as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj.

Vettingu sipas Ramës është jetik për polici sipas standardeve të BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-ceremonine-e-105-vjetorit-te-policise-me-cizme-ushtarake

Share This Video


Download

  
Report form