Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga që lidh 5 fshatra me qytetin e Krujës është në rrezik shembje duke rrezikuar izolimin për banorët e fshatrave.Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë pasi shembja e rrugës do të sillte rrezik edhe për murin e kalasë.
Një rrugë që lidh fshatrat Mezine, Mece, Berbere, Cetoz e Veseli me qendrën e qytetit të Krujës është në rrezik shembje pasi siç shikohet edhe në pamjet filmike në video, të çarat në rrugë sa vijnë e zgjerohen.
Banorët i bëjnë apel bashkisë që të ndërhyjë se përtej izolimit kjo rrugë sjell rrezik edhe për murin e kalasë së Krujës.
Banorët janë munduar të ndërhyjnë personalisht në këtë rrugë por kjo nuk ka zgjidhur gjë.
"Rruga ka rrezik shembje sespe nga ana e poshtme është ca pjesë me bokë dhe boka gjatë dirmit fryhet dhe shfryhet nga i ftohti dhe i nxehti, ka rrëshqitje. Ka marrë plasaritje shumë të fuqishme në disa vende, janë munduar familjarët duke e mbyllur me beton, por prapë ka shkuar në 5 cm.Është edhe rreziku i kalasë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demtohet-rruga-ne-kruje-5-fshatra-rrezikojne-te-mbeten-te-izoluara