Me rastin e 105 vjetorit të krijimit të policisë Presidenti Meta ka dekoruar FNSH e Shkodrës në nder të ish-Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Baraj.
Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së të ndjerit Sokol Baraj. Djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim në nder të të atit duke përmendur kontributin disa vjecar në Policinë e Shtetit.
Fjala e djalit të Sokol Baraj:
Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh.
Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s?është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.
Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.