Rihapet biblioteka Musine Kokalari, Veliaj: Një rrangallë e transformuam në hapësirë moderne leximi

Report TV 2018-05-10

Views 1

Nga një hapësirë e degraduar, që shërbente si magazinë librash, biblioteka ?Musine Kokalari? në Njësinë Nr. 7 është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të rinjtë.

Të apasionuarit pas librit kanë një ambient dinjitoz leximi, ndërsa banorët e zonës një hapësirë komunitare, ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar biblioteka, si një investim i ri me fokus te kultura dhe dija.

?Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne.

Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi. Ndaj, them se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona, është bërë një punë shumë cilësore?, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS