Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është njeriu më pranë amerikanëve dhe gjermanëve. Duke folur për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Ngjela thotë se shkarkimi i tij është bërë nga Xhafaj pavarësisht refuzimit nga ana e Ramës.
Pjesë nga deklaratat:
Ngjela: Këtu kemi një problem politik që duhet analizuar. Xhafaj e kërkoi 10 ditë për ta shkarkuar. Rama ia ktheu. Fakti që ky vazhdoi kërkesën, kuptohet që ishte kërkesë e politikës së lartë ndërkombëtare.
Fakti që ky i tha një herë jo dhe u thye, do të thotë se Ramës i kanë bërë presion. Presionin nuk e ka bërë Xhafaj, por ata që kanë në dorë shkopin në dorë.
Fakti që nuk e lëshonte, do të thotë se është thyer.
Atje ka një të komanduar.
Policia nuk drejtohet më nga kryeministri, drejtohet nga ai që ka komanduar ministrin e Brendshëm. Ministri i Brendshëm është më afër gjermanëve dhe amerikanëve dhe kjo për shqiptarët është në favor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-zbulon-prapaskenat-e-shkarkimit-te-haki-cakos