Piktori Jakup Ferri disa vite më parë vizitoi Tiranën, bleu disa veshje dhe copa pambuku e linoje për të punuar, por nuk e kishte skicuar ende projektin më të madh artistik, këtë mozaik të rrallë.
Mozaiku është pjesa qendrore e ekspozitës Op, Op që u çel këtë të enjte në Tulla Center në Tiranë. Krahas veprës ekspozohet dhe lënda e parë, veshjet që dikur i bleu në Tiranë. Më tej ekspozita shoqërohet me perfomnaca baleti.
Jakup Ferri jeton në pjesën më të madhe të kohës në Holandë dhe në kodet e tij piktorike, vajtjet e ardhjet nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria në Holandë e anasjelltas lënë gjurmë. Një pjesë e këtyre gjurmëve duken si shënime të një ditari, dhe pasi janë skicuar me detaje nga Jakup Ferri marrin fomën e një jete tjetër.