Ora News - Dëmshpërblimet, ish-të përndjekurit kërcënojnë: Do përsërisim grevën e 2012

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-të përdjekurit protestuan sot para Ministrisë së Drejtësisë duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë dëmshpërblimet.

Ata tentuan të hyjnë në ambientet e Ministrisë për të takuar ministren Gjonaj teksa ajo zhvillonte një takim me kreun e Antikorrupsionit italian, Rafaele Cantone, por nuk u lejuan nga policia.

Në një deklaratë për mediat, ish-të përndjekurit kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt thanë ata do të përsëritin grevën e vitit 2012, kur ata qendruan per 31 dite ne greve.

Protestuesi: Nuk e vë ujin në zjarr asnjë, të gjithë këta janë këlyshët e komunistëve në fuqi. Kemi bërë grevën në 2016, ku u flijua vëllai jonë Lirak Bejko, u dogj në zjarr. Mua më dënoi komunizmi 15 dhe bëra 5 vjet burg. Nga këto asnjë këst, asnjë qindarkë nuk kam marrë. Nuk është puna e lekut, por puna e të drejtës. Ne do të bëhemi gati për një grevë urie si në 2012. Presim këtu, nuk del me na pritë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/demshperblimet-ish-te-perdjekurit-kercenojne-do-perserisim-greven-e-2012

Share This Video


Download

  
Report form