Ora News - Tirana zyrtare përgëzon Maqedoninë për miratimin e gjuhës shqipe

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi Kuvendi në Maqedoni miratoi pëdorimin e ligjit të gjuhës Shqipe, të menjëherëshme kanë qënë përshëndetjet nga poltikanët shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur rrjetet sociale për të vlerësuar dhe përgëzuar këtë votim historic dhe të suksesshëm për shqipëtarët.

Lajmi: Vendimin e miratimit per ligjin e gjuhës shqipe në Maqedoni e kanë përgëzuar edhe disa prej figurave politike në Shqipëri të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale kanë shprehur entuziasmin e tyre për këtë akt historik. Presidenti i vendit Ilir Meta nga aeroprti i Ljubjanës shprehu gëzimin e tij përmes rrjetit facebook.

?Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportine Ljubjanës motra lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por dhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë?

Ndërkohë kryministri i Shqipërisë Edi Rama përmes tëitterit e ka cilësuar miratimin e gjuhës shqipe si një arritje historike për të gjithë shqiptarët.

?Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe është një arritje historike për shqiptarët që demokratizon dhe forcon vetë Maqedoninë?

Votimi është përgëzuar edhe nga ministri i Jashtëm i vendit, Ditmir Bushati, i cili përmes llogarisë së tij në facebook nënvizoi se miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik.

?Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje. Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-gjuha-shqipe-ne-maqedoni-hap-perpara

Share This Video


Download

  
Report form