Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave të homologut të tij serb në qytetin e Shkodrës i cili tha pak ditë më parë se Kosova është tokë serbe. Në një intervistë për Ora News, diplomati i Kosovës, tha se deklaratat e përfaqësuesit serb janë luftënxitëse dhe rikthim tek e kaluara. Ukshini u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më fort ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë
Luftënxitëse i cilësoi deklaratat e Ambasadorit të Serbisë në Tiranë, diplomati përfaqësues i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini. Në në një intervistë për Ora Nevvs, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të zyrtarit serb, diplomati tha se Kosova është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet të shohë në sy këtë realitet. Serbia shtoi ai duhet ta gjej lumturinë brenda kufijve të saj e jo përmes ambicieve territoriale ndaj fqinjve.
Sylë Ukshini: Kosova është Kosovë dhe është e qytetarëve të saj. Kosova është e pavarur dhe për këtë pavarësi Kosova ka paguar një çmim shumë të lartë. Deklarata të tilla janë luftënxitëse dhe më kujtojnë kohën e Milloveshicit, dmth janë rikthim të një retorike të vjetër luftënxitëse. Serbia është shtet i vogël rajonal si janë shumë shtete në Evropën Juglindore dhe unë mendoj se lumuturinë e saj Serbia duhet ta gjejë brenda kufijve të saj.
Ambasadori i Kosovës theksoi se deklaratat e Serbisë pengojnë diologun mes dy vendeve dhe aspiratat e tyre europiane
Sylë Ukshini: Nuk janë deklarata që i shërbejnë stabilitetit rajonal, që i shërbejnë fqinjësisë. Unë mendoj se deklarata të tilla janë kundër proceseve integruese rajonale, kundër proceseve të Berlinit dhe shumë proceseve të tjera ku ne jemi anëtarë të barabartë dhe shtet serioz.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-i-kosoves-serbia-te-gjeje-lumturine-brenda-kufijve-te-saj