Report TV - PD: Të dorëhiqet Ruçi, zbatoi puçin kushtetues të Ramës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa është bërë nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit.

Opozita akuzon Ruçin për shkelje të Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku në 18 dhjetor 2017, me 69 vota dhe pa kaluar procesin e Vettingut. Sipas opozitës, qëllimi i emërimit është antikushtetues për t'i dhënë mbrojtje ligjore ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge.
"Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting.

Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t?i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames. Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS