Kreu i Antikorrupsionit në Itali pritet nga Gjonaj: Mekanizma koordinimi kundër korrupsionit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kreu i agjencisë italiane të antikorrupsionit, Raffaele Cantone po zhvillon një vizitë në Shqipëri ku pritet të ketë edhe disa takime të rëndësishme.

I shoqëruar nga ambasadori Alberto Cutillo, Cantone ka mbërritur te Ministra e Drejtësisë, ku është pritur në një takim nga ministrja Etilda Gjonaj.
Në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve sa i takon luftës kundër korrupsionit. Pas takimit, ministrja Gjonaj e vuri theksin te shkëmbimi i eksperiencës dhe ngritja e mekanizmave monitorues sa i takon luftës kundër korrupsionit. "Janë një sërë objektivash për t'u arritur. Ministria e Drejtësisë po shqyrton metodologjinë e planit të veprimit 2018-2020 për mënyrën e luftës kundër këtij fenomeni. Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe pritet të ngrihen institucionet e reja të cilat pritet t'i shërbejnë luftës kundër korrupsionit", tha Gjonaj.

Nga ana e tij, kreu i agjencisë italiane të antikorrupsionit, Raffaele Cantone tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë vitet e fundit në drejtim të luftës kundër korrupsionit. "Shqipëria po bën hapa pozitivë nga ana legjislative. Italia do ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form