Ora News - PD kërkon dorëheqjen e Ruçit: Shkeli Kushtetutën me zgjedhjen e Arta Markut

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikundër edhe kishte paralajmëruar, PD iu bashkua mbledhjes së parë të Konferencës së Kryetarëve për vit, ku do të diskutohet programi i punimeve të Kuvendit.

Megjithatë mbledhja e vitit të ri nisi me probleme të vjetra. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho riktheu në vëmendje seancën e fundit plenare të 2017, zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, ku e akuzoi Ruçin për shkelje të Kushtetutës.

Teksa kërkoi dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Spaho tha se Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota dhe pa kaluar procesin e vettingut.

Spaho: Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting.Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t?i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames.

Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Opozita do te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe institucioneve demokratike. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament.

Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe jashtë Kryesisë, teksa foli për gazetarët pas largimit nga mbledhja.

Spaho: Teksa paralajmëruam, po vërtetohet me fakte konkrete ndryshimet e shpejta në prokurori dhe zëvendësimin me njerëz të Edi Ramës. U vërtetua me kthimin e pasaportës së Saimit Tahirit, lirimin e Orest Sotës, lirimin e një eksponeti tjetër të Xibrakës. Kur institucionet janë deligjitimuar ne për të kthyer Kuvendin në normalitet duke pasur pararysh dhe rolin e kryetarit në seancën e 18 dhjetorit i kërkuam të japë dorëheqjen. Mënyrat si ka vepruar me detyrat që ka kryetari i Kuvendit janë diametralisht të kundërta. Por ndeshëm me një qëndrim kokëfortë dhe indiferent të mazhorancës që u përpoq ta kthejë këtë Konferencë Kryetarësh në një konferencë normale të miratimit të programit dhe kalendarit të Kuvendit.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/konferenca-e-kryetareve-mblidhet-sot-kalendarin-e-punimeve-te-kuvendit

Share This Video


Download

  
Report form