Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur inspektimet në të gjithë vendin për zbatimin e ligjit anti duhan. Nga Lezha kryeinspektori, Eltar Deda, theksoi vendosmërinë për të zbatuar ligjin pa kompromis dhe me tolerancë ?zero? ndaj të gjithë subjekteve dhe individëve që e shkelin atë!
Krahas Tiranës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur në të gjithë vendin kontrollet për zbatimin e ligjit anti duhan.
Eltar Deda: Gjatë gjithë kohë do jemi në terren, në lidhje për të monitoruar këtë situatë dhe këto dy ligje.
240 subjekte janë kontrolluar vetem në qarkun e Lezhës, nga ku kryeinspektori Eltar Deda përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj kujtdo që shkel ligjet për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit.
Eltar Deda: Nuk do bëjmë tolerim për askënd, qoftë ky edhe ndonjë i fortë në subjekte. Jemi në evidentimin e atyre subjekteve që e kanë shkelur herë pas herë dhe do jemi përsëri tek ata për ti ndaluar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbatimi-i-ligjit-anti-duhan-nisin-kontrollet-dhe-masat-ndaj-abuzuesve