Rudina/ Ilirjan Suli tregon pse nderpreu garat si peshengrites (10.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 9

Ilirjan Suli, nën-kampioni i botës në peshëngritje ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, nga ku rrëfeu histori të suksesit profesional dhe shkëputjen nga sporti. Suli tha se në vitet ?90 filloi të linte stërvitjet dhe të pinte cigare dhe alkool. Siç rrëfen nën-kampioni i botës mospasja e një menaxheri ndikoi që ai të shkëputej nga garat si peshëngritës.
?Unë isha moshë e re. Në fillim të viteve ?90 unë isha i ri dhe na pëlqente të pija edhe ndonjë cigare. Unë kam qenë sportist i një trajneri që në atë kohë e sulmonin shumë dhe normalisht këto gjëra ndikonin. Dhe këto gjëra ndikonin, unë lija stërvitjen dhe pija hashash, pija alkool, këto nuk janë gjëra të mira. Unë kisha marrë një medikament për kockat dhe ato mu kapën jashtë gare.
I këshilloj të rinjtë të rrinë larg lokaleve, të stërviten sa më shumë. Unë kam thyer shumë herë në stërvitje rekordin e botës. Në atë kohë unë i kisha shumë të lehta gjërat, ndoshta duhet të kisha edhe një menaxher. Unë kam abuzuar me alkoolin, unë i kam bërë dëm vetes dhe nuk jam krenar për këtë?, tha Suli.

Share This Video


Download

  
Report form