Ora News - Sistemi i ri i referimit vetëm online, shmangen radhët dhe solloratjet e pacientëve

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pacientët nuk do të kenë më nevojë të transferojnë nga një qendër shëndetësore në tjerën të dhënat e ekzaminimve të tyre dhe të presin mjekun specialist. Këto rol do ta ketë mjeku i familjes përmes sistemit të ri të referimit që do të jetë online. Mjeku i familjes do të plotësojë dosjen mbi shqetësimet e pacientit dhe do ta referojë atë në mjekun specialist përkatës bashkë me informacionin e plotë.

Mjekët besojnë se përmes sistemit të ri elektornik të referimit do të marrin fund burokracitë, dokumentet, rradhët e pritjes për pacientët që duan të kryejnë ekzaminimet.

Por si funksion ky sistem? Puna kryesore është e mjekëve të familjes, të cilët përmes sistemit elektronik vendosin numrin personal të pacientit, plotësojnë të dhënat, krijojnë një dosje për të, rekomandimi dhe problemet shëndetësore të konstatuara.

Lashi: Futen të gjithë të dhënat e pacientit që nga numri personal i pacientit, jepen arsyet për të cilat dërgohet pacienti tek specialisti, shkruhen ekzaminimet që ai ka bërë.

Edlira Lashi, mjeke familje dhe drejtore e Qendrës Shëndetësore nr 1 në Tiranë tha se mjekët specialistë në dosjen pacientit kanë të gjithë të dhënat në mënyrë elektronike, duke krijuar një ide të qartë në lidhje me problemet shëndetësore të evidentuara më herët.

Lashi: Pasi bëhen të gjithë këto procedura, vizita kryehet të nesërmen e ardhjes së pacientit në qendrën shëndetësore. Të drejtën e ka që ditën e nesërme të përcaktojë datën e vizitës dhe shërbimi ofrohet në fasha oraresh, pyetet pacienti për kohën dhe orarin që dëshiron të kryejë vizitën tek mjeku specialist.

Në këtë mënyrë krijohet për herë të parë një regjistër elektronik për pacientët.

Lashi: Bën një lehtësim të punës së mjekut, duke lehtësuar angaritë, shkresat që duhet të mbushte, rekomandimet. Po ashtu gradualisht po krijon dhe një dosje elektronike të të dhënave personale për çdo pacient që ai ka në ngarkim.

Sistemi elektronik i referimit të pacientëve përfshin të gjithë grupmoshat, dhe krijon lehtësi për popullatën aktive, duke përcaktuar fashat e orareve për kryerjen e ekzaminimeve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/sistemi-i-ri-i-referimit-vetem-online-shmangen-radhet-dhe-solloratjet-e-pacienteve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS