Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qytetar, një pemë, nisma e re e Bashkisë së Tiranës që synon t?i japë më shumë aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në mbjelljen e 200 pemëve të tjera në zonën e digës së Liqenit të Thatë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t?i dhurojnë qytetit një pemë, pasi në këtë mënyrë i ka lënë një trashëgimi me vlerë fëmijëve të tyre.
Veliaj: ?Do doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, nëse mund të merrni një zotim, kush është i rritur në Tiranë, sikur të mbjellë 1 pemë gjatë vitit 2018 automatikisht i ka dhënë Tiranës gjysmë milion pemë. Kjo mund të jetë te bahçja e tyre, poshtë pallatit të tyre, në komunitet, në një lulishte dhuratë për agjencinë tonë të parqeve, por sikur çdo qytetar i rritur i Tiranës të merrte zotim që do të dhuronte një pemë në 2018, do të ishte besoj kërkesa më e bukur për babagjyshin këtë vit?.
Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia do të vazhdojë të mbjellë pemë, si përpjekje për të sensibilizuar qytetarët dhe çdo biznes që të kontribuojë për një qytet më të gjelbër dhe më të pastër.
Veliaj: ?Ne do të vazhdojmë të mbjellim sepse besoj vetëm duke e trajtuar çdo ditë me seriozitet, si një shans dhe mundësi fantastike për gjelbërimin e Tiranës, mund të arrijmë ambicien tonë. Kështu që jemi një fazë ku kemi buxhetin më të madh në historinë qytetit te Tiranës, ama që ky buxhet të ketë duk do të na duhet të plotësohet me bujarinë dhe dashamirësinë e të gjithë atyre që duan ta shikojnë Tiranën zonjë. Tirana mund të bëhet zonjë jo vetëm kur punon bashkia, por kur të gjithë bashkë e japim një kontribut?.
Ai foli i kënaqur për ecurinë e deritanishme të këtij projekti, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjitha sipërmarrjet që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës në këtë nismë të sajën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/liqenit-te-thate-i-shtohen-200-pemeveliaj-cdo-i-rritur-te-dhuroje-nje-peme