Ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit du" /> Ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit du"/>

Ora News - "Shqipëri hesapi, nuk çan dot duke zbatuar ligjet!" Gina sqaron edhe çështjen e çelësave

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit duket se nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, ku ka edhe emërimin, për të vazhduar detyrën si prokuror.

Në një deklaratë për mediat pasi dorëzoi kallzimin penal ndaj kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Dritan Gina tha: "Me kokëfortësi nuk mund të pretendoj të rri në prokurorinë e Elbasanit por këtu është bërë për të thënë "Shqipëri hesapi".

I pyetur nëse shpreson për një hetim real nga Krimet e Rënda, ai deklaroi: "Bëra detyrën që më cakton ligji dhe që e ndjej se është e drejtë për tu bërë".

Reagimin e tij të një dite më parë, Gina e konsideroi një reagim të një profesionisti. Ndërkohë sqaroi edhe çështjen e çelësave të zyrës.

Dritan Gina: Më vjen keq që përfaqësues të popullit marrin përsipër të flasin në emër të përfaqësuesve të shtetit që jemi ne prokurorët, duke pretenduar ligjshmërinë e gjithë këtij procesi dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse kthehen në personazhe të denjë për revisten 'Kunji" të Haxhi Isufit.

Ajo që u keqinterpretua nga ana juaj dje se unë nuk dorëzova zyrën e shtetit, mbylla dyert me çëelës dhe budallallëqe të këtij lloji. Unë jam profesionist dhe i nënshtrohem vetëm Kushtetutësdhe ligjit. E kuptoj që me kokëfortësi dhe duke zbatuar ligjet në këtë vend nuk çahet.

Mënyra që zgjodha dje nuk është mënyra që unë dua të mbaj zyrën e shtetit por mënyra e reagimit të një profesionisti, një prokurori që nuk mund të lejojë askënd të më nëpërkëmbë mua dhe kolegët e mi.

U bëj thirrje të gjithë kolegëve në Shqipëri, që të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë.Ata janë prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shqiperi-hesapi-nuk-can-dot-duke-zbatuar-ligjet-gina-sqaron-edhe-ceshtjen-e-celesave

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS