Kom. Vetingut-qytetarëve:Sillni të dhëna, nëse provohet Gjyqtarët e prokurorët kthejnë ryshfetet

Report TV 2018-05-10

Views 0

Të gjithë sytë nga Vetingu. Qytetarët shqiptarë, të cilët kanë paguar para në këmbim të marrjes së drejtësisë apo që u është mohuar e drejta për shkak se të tjerët kanë paguar ryshfet, kanë një rol të rëndësishëm në procesin e pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Gjatë muajve të fundit të vitit 2017 dhe ditëve të para të vitit 2018, në zyrat e organeve të Vetingut janë depozituar 364 ankesa nga qytetarët, për korrupsionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ankesat nuk janë shoqëruar me prova dhe fakte.

?Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit.

Share This Video


Download

  
Report form