Denoncohet një tjetër rast korruptiv në administratën publike. Emisioni investigativ ?Stop? që transmetohet në TV Klan, përmes një kamere të fshehtë tregon se si një qytetar paguan 500 mijë lekë për të marrë certifikatën e pronësisë në hipotekën e Vlorës.
Qytetari ka aplikuar para katër vjetësh për regjistrimin e tokës së tij në zyrat e Hipotekës së Vlorë. Ai takohet me juristin e hipotekës, i cili i thotë se të gjitha dokumentet i ka në rregull.
Ndërsa më pas ai I thotë qytetarit se nuk ka protokollin e dosjes dhe për ketë duhet të paguajë.
Të nesërmen qytetari paraqitet tek juristi, i cili ka gjetur dosjen dhe protokollin dhe kundrejt 500 mijë lekëve pagës, nga këto 240 mijë lekë dhe 200, euro, ai merr certifikatën e pronës.